Eshtë proçesi i prerjes së 3-4 mm të fundit të rrënjës së dhëmbit. Rekomandohet të kryhet vetëm në rastet kur trajtimi i kanaleve të dhëmbit nuk është treguar i suksesshëm për të eliminuar infeksionin ose kur nuk arrihet deri në fund të rrënjës. Proçedura konsiston në ekspozimin dhe heqjen e kockës që mbulon apeksin, prerjen dhe mbylljen e pjesës së hequr të rrënjës, duke shmangur në këtë mënyrë humbjen e dhëmbit.