Janë aparatura ortodontike transparente dhe të lëvizsshme të cilat
lëvizin dhëmbët në pozicionin e dëshiruar, duke korrigjuar pozicionimin e
dhëmbëve, rreshtimin dhe në disa raste zgjerimin apo ngushtimin e
nofullave. Maskerinat ushtrojnë një presion të lehtë mbi dhëmbë, në të dyja
nofullat ose në njërën në varësi të trajtimit duke bërë të mundur stimulimin
e lëvizjes së dhëmbëve për të arritur rezultatin e dëshiruar. Anomalitet që
trajtojnë maskerinat; mungesë hapësire, kafshim i hapur, kafshim i
kryqëzuar (anterior, posterior) apo diastema.