WhatsAppContact us on WhatsApp
WhatsApp

Kontakt

Na Kontaktoni

Jemi këtu për Ju
Çdo buzëqeshje ka rëndësi

Grand Dental Hospital, çdo pacient trajtohet me kujdes të veçantë dhe qasje individuale.
Ne besojmë se pas çdo buzëqeshjeje fshihet një histori unike, dhe për ne, asnjë detaj nuk është i vogël kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj oral.

Qoftë për një kontroll të thjeshtë, një trajtim estetik apo një ndërhyrje urgjente, ekipi ynë i specializuar është gjithmonë pranë jush — me përkushtim, teknologji të avancuar dhe kujdes të sinqertë.

Sepse buzëqeshja juaj është misioni ynë.

Orari

E hënë - E premte: 9:00 AM – 6:00 PM

E Shtunë: 9:00 AM – 2:00 PM

Vendndodhja

Rruga Dritan Hoxha, Ndertesa nr 11, Hyrja 1, Kati 2, Tirane, 1001, Shqipëri

Mund të na kontaktoni në numrat e mëposhtëm për çdo konsultë apo asistencë paraprake.
Ekipi ynë do t’ju ndihmojë me të gjitha informacionet e nevojshme dhe do të kujdeset që çdo detaj të jetë gati për vizitën tuaj.

Kontakti per Pacientet tane:

Tel: +355 69 955 5555
WhatsApp: +355 69 202 2167

Na Kontaktoni

Lidhuni me ne

Nëse keni pyetje rreth shërbimeve, dëshironi të rezervoni një takim, apo thjesht keni nevojë për ndihmë, ekipi ynë miqësor është këtu për t’ju ndihmuar. Na kontaktoni me telefon, email, ose vizitoni klinikën tonë personalisht.

Kujdes i përkushtuar, në çdo moment.

Keni Pyetje?

Stafi ynë është këtu për t’ju udhëhequr drejt buzëqeshjes që e meritoni. Nga konsultimi i parë te trajtimet më të avancuara, ekspertët tanë janë pranë jush për t’ju ofruar një përvojë të sigurt, të qetë dhe me rezultate që flasin vetë.
Ku ndodhet Grand Dental Hospital?
Ne ndodhemi në zemër të Tiranës, në një zonë të aksesueshme për të gjithë pacientët vendas dhe ndërkombëtarë. Adresën dhe udhëzimet e sakta mund t’i gjeni në seksionin “Na Kontaktoni”.
Po, ne kemi një program të dedikuar për turizëm dentar që përfshin konsultim online, planifikim të udhëtimit, transport, akomodim dhe shërbim të plotë dentar gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh si: implante dentare, zbardhim, kurora zirkoni dhe E-MAX, pastrim dhe higjienë orale, faseta, ortodoncë, kirurgji orale dhe trajtime estetike.
Kohëzgjatja varet nga lloji i trajtimit. Disa ndërhyrje përfundojnë në një seancë, ndërsa për implantet apo kurorat mund të nevojiten disa ditë. Ne organizojmë gjithçka për të qenë sa më efikasë me kohën tuaj.
Po, ofrojmë vlerësim fillestar falas përmes emailit ose videokonsultës. Mjafton të na dërgoni radiografinë ose informacionet tuaja dentare dhe ne do t’ju kthejmë një plan paraprak trajtimi.
Po, absolutisht! Nëse ndodheni në Itali dhe dëshironi të merrni një mendim të parë apo një vlerësim paraprak, mund të realizoni një konsultë pranë partnerëve tanë zyrtarë në qytetin e Breshias. Kjo konsultë ju ndihmon të kuptoni më mirë problemin tuaj dentar, të merrni një plan trajtimi të personalizuar dhe të informoheni mbi kostot dhe përfitimet përpara se të udhëtoni drejt Shqipërisë. Ky shërbim ofrohet për ta bërë procesin sa më të qetë, të sigurt dhe transparent për pacientët tanë ndërkombëtarë.
Përdorim pajisje të sterilizuara me standarde ndërkombëtare dhe ambiente të dezinfektuara pas çdo pacienti.
Po, ofrojmë plane fleksibël pagesash për trajtime më të gjata dhe implante dentare.
Po, maskerinat transparente janë një alternativë shumë efektive ndaj protezave tradicionale metalike për drejtimin e dhëmbëve. Ato janë pothuajse të padukshme, hiqen lehtësisht gjatë ngrënies apo larjes së dhëmbëve dhe ofrojnë rehati maksimale gjatë trajtimit. Trajtimi personalizohet për çdo pacient dhe rezultatet janë të dukshme brenda pak muajsh.
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga kompleksiteti i rastit, por zakonisht zgjat nga 6 deri në 18 muaj. Në konsultën fillestare, specialisti ynë do të përcaktojë një plan të personalizuar trajtimi për ju.