Keni Pyetje?
Maskerina – Drejtim i Padukshëm, Buzëqeshje e Dukshme
Transformoni buzëqeshjen tuaj pa sakrifikuar stilin apo komoditetin. Invisalign është një nga metodat më të avancuara në ortodonci moderne – një trajtim estetik, i personalizuar dhe i padukshëm që ju ndihmon të drejtësoni dhëmbët pa tel apo bravica metalike.
Ideale për të rritur aktivë dhe adoleshentë që kërkojnë rezultat estetik dhe një përvojë trajtimi sa më të thjeshtë dhe të rehatshme.
Çfarë është Maskerina?
Maskerina përdor një seri maskerinash të tejdukshme të quajtura aligners, të cilat vendosen mbi dhëmbë dhe ushtrojnë presion të kontrolluar për t’i lëvizur gradualisht në pozicionin e duhur. Ato krijohen në mënyrë plotësisht të personalizuar për secilin pacient përmes teknologjisë së avancuar 3D, duke garantuar saktësi dhe rezultate të parashikueshme.
Maskerinat janë të heqshme, çka e bën më të lehtë ngrënien, pastrimin dhe ruajtjen e higjienës orale gjatë gjithë trajtimit.
Për çfarë janë të përshtatshme?
- Drejtim i dhëmbëve të shtrembër në zona specifike
- Korrigjim i hapësirave midis dhëmbëve
- Për pacientët që nuk dëshirojnë aparate të dukshme
- Si fazë përforcuese pas përfundimit të trajtimit ortodontik
Avantazhet Kryesore:
Diskrecion total – Transparente dhe pothuajse të padukshme
Aligner-at e Maskerinat janë krijuar nga një material i tejdukshëm, që i bën pothuajse të padukshme kur vendosen mbi dhëmbë. Askush nuk do e vërejë se jeni në trajtim ortodontik – një avantazh i jashtëzakonshëm për të rriturit dhe adoleshentët që duan të ruajnë pamjen natyrale gjatë gjithë ditës.
Të heqshme – Liri maksimale në përditshmëri
Ndryshe nga aparatet tradicionale, aligner-at Maskerinat mund të hiqen lehtësisht gjatë vakteve apo kur pastroni dhëmbët. Kjo do të thotë që mund të hani çfarë të dëshironi dhe të ruani higjienën orale në mënyrën më të mirë, pa kufizime.
Të rehatshme – Pa tela që irritojnë mishrat
Aligner-at nuk kanë bravica metalike apo tela që mund të shkaktojnë irritime, gërvishtje ose plagë në gojë. Janë të buta dhe të lëmuara, duke ofruar një ndjesi komoditeti gjatë gjithë trajtimit. Shumica e pacientëve përshtaten me to brenda pak ditësh.
Planifikim digjital 3D – Parashikim i saktë i rezultatit
Përpara fillimit të trajtimit, realizohet një skanim i detajuar 3D i gojës, ku ortodonti krijon një plan të personalizuar të lëvizjes së dhëmbëve. Pacienti mund të shohë vizualisht se si do të duket buzëqeshja pas përfundimit të trajtimit – duke shtuar siguri dhe motivim.
Efikas për shumë probleme ortodontike
Invisalign është zgjidhje e besueshme për korrigjimin e një sërë problemesh si: dhëmbë të shtrembër, mbivendosje, hapësira të tepërta, kafshim i parregullt, etj. Në shumicën e rasteve, rezultatet janë të krahasueshme me ato të aparateve tradicionale, por me më shumë komoditet dhe estetikë.
Si Funksionon Procedura?
Konsultë dhe skanim 3D
Plan personal i trajtimit
Vendosja e maskerinave dhe udhëzimet
Ndërrimi i maskerinave dhe kontrolle
Kujdesi gjatë Trajtimit
- Vishni aligner-at për të paktën 22 orë në ditë, çdo ditë
- Hiqni ato vetëm gjatë vakteve dhe gjatë pastrimit të dhëmbëve
- Mos konsumoni gjëra te nxehta shumë me aligner-at e vendosura
- Pastroni aligner-at me ujë të vakët dhe furçë të butë; mos përdorni ujë të nxehtë
- Përdorni kutinë e dedikuar për t’i ruajtur kur nuk janë në gojë
Pse Grand Dental?
Ne përdorim materiale cilësore dhe teknologji moderne për të ofruar trajtim të sigurt, estetik dhe afatgjatë.
- Ortodontë të certifikuar dhe me përvojë në trajtime me Maskerina (Invisalign)
- Teknologji e avancuar për skanime dhe planifikim të saktë 3D
- Mbështetje gjatë çdo faze të trajtimit me ndjekje të personalizuar
- Ambient komod dhe steril, i përshtatur për pacientë që kërkojnë trajtim cilësor
- Laborator dentar brenda klinikës
Buzëqeshja e ëndrrave tuaja është më pranë se kurrë.
Pa tel, pa siklet, pa kompromis në stil apo liri.
Zgjidhni Maskerina në Grand Dental – dhe shijoni një trajtim të padukshëm me rezultate të dukshme!