WhatsAppContact us on WhatsApp
WhatsApp

Invisibile mascherine alingers

Studio Sorrisi – Brescia

Bashkëpunimi me Studio Sorrisi – Brescia

Në kuadër të bashkëpunimit me Studio Sorrisi në Brescia, kemi ndërtuar një proces të thjeshtuar dhe të besueshëm për trajtimet me maskerina ortodontike.

Background
Background
01

Vlerësimi fillestar në Itali

Pacienti shkon në Studio Sorrisi për të kryer konsultën fillestare. Aty merren masat e gojës dhe realizohet një panoramë dentare.
02

Përgatitja e videos 3D

Të gjitha materialet i dërgohen ortodontes në Grand Dental Hospital, e cila përgatit një video 3D falas.
03

Miratimi dhe trajtimi në distancë

Pas miratimit nga pacienti, përgatitet kiti me maskerinat dhe pajisjet përkatëse, i cili dërgohet në Studio Sorrisi. Montimi dhe ndjekja bëhen në Itali, pa qenë nevoja që pacienti të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Ky bashkëpunim na lejon të ofrojmë një trajtim të nivelit të lartë, me kosto të përballueshme dhe me të gjitha përfitimet e teknologjisë moderne — pa kompromentuar komoditetin e pacientit.

Jetoni në Itali dhe dëshironi të rezervoni një konsultë? Na kontaktoni në WhatsApp në numrin e mëposhtëm.

Njihuni me ne më mirë

IM – Laboratori i Maskerinave Transparente

IM është alternativa moderne për drejtimin e dhëmbëve – një zgjidhje premium që zëvendëson aparatet tradicionale metalike. E krijuar mbi standardet gjermane të cilësisë dhe teknologjisë SCHEU, IM ofron maskerina totalisht të padukshme, rezistente ndaj njollave dhe thyerjeve.

Prodhuar në Shqipëri. Cilësi Gjermane. Rezultate të personalizuara.
+ 0 k
Pacientë çdo vitë
+ 0
Vite eksperiencë

Çfarë Trajton IM

Maskerinat e IM trajtojnë në mënyrë efektive një sërë problemesh ortodontike, përfshirë:

01

Diastema

Diastema (hapësira ndërmjet dhëmbëve) Eliminon boshllëqet mes dhëmbëve duke i afruar në mënyrë graduale dhe estetike.
02

Malokluzione

Malokluzione të lehta dhe të moderuara Rregullon përputhjen e gabuar midis dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm, duke përmirësuar funksionin dhe estetikën.
03

Grumbullime

Grumbullime të lehta dhe të theksuara Drejton dhëmbët që janë shumë afër njëri-tjetrit, duke krijuar hapësirën e duhur për një buzëqeshje të harmonizuar.
04

Trajtime paraprotetike

Trajtime paraprotetike Përgatit pozicionin e dhëmbëve për vendosjen e kurorave, urave apo implanteve me saktësi maksimale.
05

Recidiva post-ortodontike

Recidiva post-ortodontike Korrigjon lëvizjet e padëshiruara të dhëmbëve që ndodhin pas trajtimeve të mëparshme ortodontike.

IM – Laboratori i Masherinave Transparente

Teknologjia e Laboratorit

Ne përdorim printerin 3D më të shpejtë në botë për prodhimin e maskerinave – pjesë e një infrastrukture të ideuar nga kompania SCHEU në Gjermani. Planifikimi i trajtimit është 100% i personalizuar, hartuar nga një ekip profesionistësh: ortodontë dhe teknikë laboratori me eksperiencë.

The Box

Çdo gjë që ju nevojitet, në një paketim të vetëm

Broshura Informuese & Letra e Mirëseardhjes

Përfshin një citim personal dhe një broshurë që shpjegon trajtimin, përfitimet dhe udhëzimet fillestare.

Manual Kujdesi Ditor & Chart për Doktorin

Udhëzues për përdorimin dhe pastrimin e maskerinave + një grafik për mjekun për të ndjekur progresin klinik.

Set Maskerinash të Trajtimit të Plotë

Të gjitha maskerinat për të gjithë planin e trajtimit, të organizuara dhe gati për përdorim sipas fazave.

Kutia Mbrojtëse për Maskerinat

Një kuti plastike praktike dhe higjienike për të ruajtur maskerinat jashtë përdorimit.

Aksesorë Pastrimi & Kujdesi

Përfshin furçën për pastrimin e maskerinave dhe aksesorë shtesë për mirëmbajtje të përditshme.

Munchies & Pultool

Pajisje të dedikuara për vendosjen e saktë dhe heqjen e lehtë të maskerinave, pa dëmtuar produktin.

Bashkëpunimi me Klinikën Tuaj

Ne ndërtojmë partneritet të drejtpërdrejtë me dentistë dhe ortodontë për të sjellë një model të ri të trajtimit me maskerina transparente:

01

Dërgimi i masës ose skanimit

Dentisti ose ortodonti dërgon skanimin digjital ose marrjen fizike të masës për pacientin.
02

Brenda 24 orëve ju dërgojmë videon 3D dhe planin e trajtimit

Ekipi ynë përgatit simulimin 3D dhe planin e personalizuar të trajtimit, gati për t’u rishikuar nga klinika.
03

Pas konfirmimit të rastit, nis menjëherë printimi

Pas miratimit nga ana e klinikës, nis menjëherë printimi i maskerinave pa vonesa.
04

Dorëzimi i maskerina-ve nga korrieri brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve nga printimi, maskerinat dorëzohen në klinikë përmes korrierit të certifikuar.
05

Suport i vazhdueshëm pas trajtimit

Ekipi ynë mbetet në dispozicion për çdo rishikim, përshtatje apo ndihmë gjatë gjithë kohës së trajtimit.

Get to know us better

Pse të zgjidhni IM?

Rrugëtimi për drejtimin e dhëmbëve të pacientëve tuaj, nuk ka qënë kurrë më i lehtë. Falë bashkëpunimit me mjeken Ortodonte, shpejtësisë së aparaturave, ofrojmë mundësinë e prodhimit të maskerinave brënda 24-orëve nga marrja e masës.

Shpejtësi

Trajtim 3D dhe prodhim brenda 24 orëve

Cilësi Premium

Materiale gjermane, rezistencë e lartë

Partneritet Profesional

Mbështetje gjatë gjithë procesit

Diskrecion Maksimal

Maskerina 100% të padukshme

Laboratori IM

Teknologji Gjermane, Prodhim në Shqipëri

IM sjell në tregun shqiptar printerin më të shpejtë në botë për prodhimin e maskerinave transparente – një strukturë moderne e ndërtuar mbi standardet e kompanisë gjermane SCHEU.

  • Objektiva të përbashkëta
  • Rritje të cilësisë së trajtimit
  • Shërbim më të shpejtë dhe më efikas për pacientin

Partneritet Ndërkombëtar

IM bashkëpunon me klinika në:

Kontakti

Add Your Heading Text Here