Rezervo Konsultë Falas
Përkujdesje moderne, e ndërtuar mbi besim dhe përkushtim.
E Hënë -E Premte
9:00 AM – 6:00 PM
E Shtunë
9:00 AM – 2:00 PM
Keni Pyetje?
Privatësia juaj është e shenjtë – ne ruajmë nivelin më të lartë të konfidencialitetit.
Rreth nesh
Ne jemi këtu që buzëqeshja juaj të shkëlqejë me shëndet, finesë dhe vetëbesim!
Klinikë moderne, teknologji e fundit dhe ekspertë që kujdesen për ju me përkushtim dhe delikatesë.
Çdo trajtim fillon me JU
Të pajisur me teknologjinë më të re dhe një ekip të specializuar, ne ju ofrojmë një përvojë dentare ku rehatia dhe shëndeti juaj janë gjithmonë prioritet.
10+ vite perkushtim
Eksperienca jonë shumëvjeçare është themeli mbi të cilin ndërtojmë buzëqeshje të shëndetshme, estetike dhe afatgjata.
Pse Grand Dental?
Te Grand Dental, nuk ofrojmë thjesht trajtime – ne ndërtojmë besim, kujdesemi për çdo detaj dhe ju udhëheqim drejt një buzëqeshjeje të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
- Ekip i përkushtuar profesionistësh, të trajnuar sipas standardeve më të larta.
- Kujdes i nivelit europian, çmime të përballueshme.
- Klinikë + laborator me teknologji të avancuar.
- Besuar nga mijëra pacientë vendas dhe ndërkombëtarë.
Nis Rrugëtimin Tënd me Ne
Më shumë sesa një trajtim – një përvojë e vërtetë kujdesi, me ngrohtësi dhe klas.
“Pavarësisht nëse është vizita juaj e parë apo jeni një nga pacientët tanë të rikthyer, ekipi ynë i dedikuar do t’ju presë me kujdes të personalizuar, në një ambient ku do të ndiheni të qetë dhe të mirëpritur.”
Shërbimet tona
Të gjitha shërbimet dentare – në një vend të vetëm.
Në Grand Dental ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh dentare të avancuara, të përshtatura për çdo nevojë – nga kujdesi parandalues deri te trajtimet estetike dhe kirurgjikale më të sofistikuara. Ekipi ynë multidisiplinar i mjekëve të specializuar garanton kujdes të personalizuar dhe rezultate afatgjata për çdo pacient.
Implante Dentare
Implante Dentare All on 4
Implante Dentare All on 5
Implante Dentare All on 6
Implante Dentare All on 8
Sinus lift
Ekstraksion normal
Kirurgji të dhëmbëve të pjekurisë
Ekstraksion kisti
Apikektomi
Frenulektomi
Strukture titani dhe dhembet ne zirkon
Kurora zirkoni
Kurora E-Max
Fasetta E-max
Proteza
Kurora Metal- Porcelan
Proteze Fleksibel
Maskerina / Invisalign
Metalik
Estetik
Aparat Fiks i Brëndshëm i Padukshëm – Lingual
Bite / Bite anterior
Aparate Self legating
Aparate për fëmijë, të lëvizshme + aparat për zgjerimin e nofullës
Faseta kompoziti
Trajtim te dhëmbëve me infeksion
Mbushje
Air Flow
Zgjatje kurore
Trajtim me lazer gingivektomi
Gummy Smile (reduktim i gingivës gjatë buzëqeshjes)
Trajtim me lazer
Lëmim, Pastrim i thellë (jo kirurgjikal)
Pastrim gurëzash
Panoramex
Cefalometri
Scaner 3D
Për një Buzëqeshje të Bardhë dhe të Ndritshme
Ne ofrojmë zgjidhje efikase për zbardhjen e dhëmbëve.
Turizmi Dentat
Shërbim i Plotë për Turizmin Dentar – Ne Kujdesemi për Gjithçka!
Në Grand Dental, kujdesemi për çdo detaj të udhëtimit tuaj dentar në Shqipëri. Ne ofrojmë një paketë të kompletuar shërbimesh për ta bërë përvojën tuaj të lehtë, të sigurt dhe pa stres:
Keni një pyetje?
Bisedoni me ekspertët tanë të teknologjisë dentare
Ku ndodhet Grand Dental Hospital?
Ne ndodhemi në zemër të Tiranës, në një zonë të aksesueshme për të gjithë pacientët vendas dhe ndërkombëtarë. Adresën dhe udhëzimet e sakta mund t’i gjeni në seksionin “Na Kontaktoni".
A ofroni shërbime për pacientët ndërkombëtarë?
Po, ne kemi një program të dedikuar për turizëm dentar që përfshin konsultim online, planifikim të udhëtimit, transport, akomodim dhe shërbim të plotë dentar gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Çfarë lloj shërbimesh ofroni?
Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh si: implante dentare, zbardhim, kurora zirkoni dhe E-MAX, pastrim dhe higjienë orale, faseta, ortodoncë, kirurgji orale dhe trajtime estetike.
Sa kohë zgjat një trajtim dentar?
Kohëzgjatja varet nga lloji i trajtimit. Disa ndërhyrje përfundojnë në një seancë, ndërsa për implantet apo kurorat mund të nevojiten disa ditë. Ne organizojmë gjithçka për të qenë sa më efikasë me kohën tuaj.
A mund të bëj një konsultim online përpara se të udhëtoj?
Po, ofrojmë vlerësim fillestar falas përmes emailit ose videokonsultës. Mjafton të na dërgoni radiografinë ose informacionet tuaja dentare dhe ne do t’ju kthejmë një plan paraprak trajtimi.
A mund të bëj një konsultë në Itali përpara se të vij në Shqipëri për trajtimin dentar?
Po, absolutisht! Nëse ndodheni në Itali dhe dëshironi të merrni një mendim të parë apo një vlerësim paraprak, mund të realizoni një konsultë pranë partnerëve tanë zyrtarë në qytetin e Breshias. Kjo konsultë ju ndihmon të kuptoni më mirë problemin tuaj dentar, të merrni një plan trajtimi të personalizuar dhe të informoheni mbi kostot dhe përfitimet përpara se të udhëtoni drejt Shqipërisë. Ky shërbim ofrohet për ta bërë procesin sa më të qetë, të sigurt dhe transparent për pacientët tanë ndërkombëtarë.
Histori të vërteta.
Çfarë thonë pacientët tanë.
4.9
4.9 / 5 Ratings
