Aparatet self-ligating janë aparate fikse ortodontike që përdorin kllapa me një mekanizëm të integruar, i cili mban telin në vend pa pasur nevojë për lidhëse elastike (gomat tradicionale).
Bite (splint dentar) është një pajisje transparente, e personalizuar që vendoset zakonisht natën. Bite Anterior është një formë më e specializuar, e cila fokusohet në korrigjimin e kafshimit të përparmë – duke ndihmuar në rivendosjen e kontaktit të duhur midis dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm.
Maskerina (Invisalign) përdor një seri maskerinash të tejdukshme të quajtura aligners, të cilat vendosen mbi dhëmbë dhe ushtrojnë presion të kontrolluar për t’i lëvizur gradualisht në pozicionin e duhur. Ato krijohen në mënyrë plotësisht të personalizuar për secilin pacient përmes teknologjisë së avancuar 3D, duke garantuar saktësi dhe rezultate të parashikueshme.
Ky aparat ortodontik fiks vendoset në anën e brendshme të dhëmbëve (në kontakt me gjuhën) dhe nuk dallohet fare nga jashtë. Ai përbëhet nga bravica metalike të personalizuara dhe tela të hollë, që funksionojnë në mënyrë identike me aparatet tradicionale duke ushtruar presion të kontrolluar mbi dhëmbë.
Aparatet estetike funksionojnë njësoj si ato tradicionale metalike, por bravat janë të tejdukshme ose në ngjyrë të dhëmbit, duke e bërë trajtimin më pak të dukshëm në përditshmëri.
Aparati ortodontik metalik përbëhet nga bravica të vogla metalike të ngjitura në sipërfaqen e dhëmbëve dhe të lidhura me një tel metalik që ushtron presion të lehtë dhe të vazhdueshëm. Ky presion lëviz dhëmbët gradualisht në pozicionin e duhur