WhatsAppContact us on WhatsApp
WhatsApp

Bite & Bite Anterior – Zgjidhje e Personalizuar për Kafshimin dhe Rehatinë Maksimale të Nofullës

Një kafshim jo i ekuilibruar nuk ndikon vetëm në estetikë, por mund të shkaktojë dhembje kronike, kërcitje të dhëmbëve, dhimbje koke apo tension në nofull. Bite dhe Bite Anterior janë pajisje të personalizuara që ndihmojnë në rregullimin e kafshimit dhe mbrojtjen e dhëmbëve, sidomos gjatë natës.

Në Grand Dental, ne përdorim teknologji të avancuar për të prodhuar pajisje të përshtatura që ndihmojnë pacientët të rifitojnë komfortin dhe balancën okluzale.

Çfarë është Bite dhe Bite Anterior?

Bite (splint dentar) është një pajisje transparente, e personalizuar që vendoset zakonisht natën. Ajo ndihmon në:

  • Rregullimin e pozicionit të nofullës
  • Reduktimin e tensionit të muskujve përreth TMJ (nyja temporomandibulare)
  • Parandalimin e bruxizmit (kërcitjes së dhëmbëve gjatë natës)
  • Zbutjen e presionit që ndikon në dhëmbë, mishra dhe muskuj

Bite Anterior është një formë më e specializuar, e cila fokusohet në korrigjimin e kafshimit të përparmë – duke ndihmuar në rivendosjen e kontaktit të duhur midis dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm.

Avantazhet Kryesore:

Trajtim jo-invaziv dhe i personalizuar

Realizohet lehtësisht dhe përshtatet sipas formës dhe nevojave të gojës së pacientit.

Reduktim i simptomave kronike

Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, qafës dhe nofullës, si dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Parandalim i konsumimit të dhëmbëve

Parandalim i konsumimit të dhëmbëve Mbron dhëmbët nga forcat e padëshiruara gjatë natës duke ruajtur strukturën natyrale.

Përmirësim i funksionit okluzal

Korrigjon kontaktin e parregullt mes dhëmbëve për një përtypje të saktë dhe të rehatshme.

Si Funksionon Procedura?

01

Konsultim dhe vlerësim klinik

Ortodonti analizon kafshimin dhe simptomat përmes ekzaminimit dhe radiografive, për të përcaktuar llojin e pajisjes që nevojitet.
02

Marrja e masës dhe prodhimi i pajisjes

Merret masa e gojës dhe pajisja prodhohet me saktësi në laboratorin tonë të brendshëm për një përshtatje perfekte.
03

Dorëzimi dhe udhëzimet për përdorim

Ju dorëzohet pajisja bashkë me udhëzimet për vendosjen, heqjen dhe mirëmbajtjen.
04

Kontroll dhe përshtatje periodike

Pas 1–2 javësh bëhet kontrolli i parë, ndjekur nga vizita të rregullta për të monitoruar progresin dhe përshtatjen.

Kujdesi Pas Trajtimit

  • Përdorni pajisjen çdo natë sipas udhëzimeve të dentistit
  • Pastroni pajisjen çdo mëngjes me ujë të vakët dhe furçë të butë
  • Mos mungoni në kontrollet periodike për përshtatje të saktë dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së pajisjes

Pse Grand Dental?

Ne përdorim materiale cilësore dhe teknologji moderne për të ofruar trajtim të sigurt, estetik dhe afatgjatë.

Mos e lini dhimbjen e nofullës të ndikojë në jetën tuaj të përditshme.
Zgjidhni trajtimin me Bite në Grand Dental dhe rikthehu në ekuilibër dhe rehati natyrale.