WhatsAppContact us on WhatsApp
WhatsApp

Scaner 3D – Diagnostikim i Avancuar për Trajtim të Saktë dhe të Personalizuar

Në një kohë ku precizioni dhe personalizimi janë thelbësorë për suksesin e çdo trajtimi dentar, teknologjia e skanimit 3D ka sjellë një revolucion në kujdesin dentar.
Në Grand Dental Hospital, përdorim pajisjet më të avancuara për scanim 3D të gojës dhe nofullës, duke garantuar diagnozë të saktë, planifikim të detajuar dhe rezultate të parashikueshme për çdo pacient.

Çfarë është Scanimi 3D?

Scaneri 3D është një pajisje digjitale që krijon imazhe të plota dhe të detajuara të strukturës dentare dhe të nofullës. Kjo metodë moderne zëvendëson matjet manuale dhe radiografitë klasike, duke ofruar:

  • Saktësi të jashtëzakonshme
  • Komoditet maksimal për pacientin
  • Reduktim të kohës së trajtimit

Përdorimet Kryesore të Scanimit 3D

Avantazhet Kryesore:

Precizion i lartë dhe rezultate të personalizuara

Çdo trajtim bazohet në të dhëna të sakta dhe reale të strukturës dentare.

Shpejtësi dhe komoditet për pacientin

Scanimi kryhet në disa sekonda, pa kontakt fizik dhe pa ndjesi të pakëndshme.

Integrim me teknologji CAD/CAM

Të dhënat digjitale përdoren për dizajnimin dhe prodhimin e restaurimeve estetike dhe funksionale.

Siguri dhe ruajtje e të dhënave

Imazhet ruhen në dosjen e pacientit për krahasim në çdo vizitë të ardhshme.

Eliminim i gabimeve dhe përsëritjeve

Përshtatje perfekte që minimizon nevojën për rregullime të mëvonshme.

Si Funksionon Procedura?

01

Pozicionimi i pacientit

Pacienti ulet në mënyrë të rehatshme në pajisjen moderne të skanimit 3D. Pajisja është projektuar për të garantuar komoditet maksimal, pa pasur nevojë për qëndrime të gjata ose të sikletshme. Ekipi ynë siguron që pacienti të ndihet i qetë dhe i informuar për çdo hap të procesit.
02

Kryerja e skanimit në pak sekonda

Pacienti ulet në mënyrë të rehatshme në pajisjen moderne të skanimit 3D. Pajisja është projektuar për të garantuar komoditet maksimal, pa pasur nevojë për qëndrime të gjata ose të sikletshme. Ekipi ynë siguron që pacienti të ndihet i qetë dhe i informuar për çdo hap të procesit.
03

Vizualizimi i menjëhershëm i imazheve

Menjëherë pas skanimit, imazhet 3D shfaqen në ekran me rezolucion të lartë. Kjo i mundëson mjekut të analizojë në kohë reale çdo detaj anatomik dhe të identifikojë me saktësi problemet dentare ose strukturore.
04

Planifikimi i trajtimit

Bazuar në të dhënat e skanimit, mjeku krijon një plan trajtimi të individualizuar për pacientin. Ky plan përfshin analizën e strukturës së kockës, pozicionin e dhëmbëve, gjendjen e nervave dhe çdo faktor tjetër që ndikon në suksesin e trajtimit të propozuar – qoftë implant, ortodonci, fasetë apo ndërhyrje kirurgjikale.
05

Ruajtja e të dhënave për përdorim të mëvonshëm

Të gjitha imazhet ruhen në mënyrë digjitale në dosjen e pacientit, duke mundësuar krahasimin e rezultateve gjatë trajtimeve të ardhshme, monitorimin e progresit dhe rifreskimin e të dhënave në çdo kohë, pa pasur nevojë për përsëritje të panevojshme të ekzaminimeve.

Pse Grand Dental?

Ne përdorim materiale cilësore dhe teknologji moderne për të ofruar trajtim të sigurt, estetik dhe afatgjatë.

E Ardhmja e Stomatologjisë Fillon me Teknologjinë 3D

Nga planifikimi i implantit deri te dizajni i buzëqeshjes suaj, scaneri 3D është baza për një trajtim të suksesshëm dhe të personalizuar.

Na vizitoni në Grand Dental në Tiranë dhe përjetoni nivelin e ri të kujdesit dentar – të saktë, të shpejtë dhe të qetë.