WhatsAppContact us on WhatsApp
WhatsApp

Aparate Self-Ligating – Drejtim Ortodontik më i Shpejtë, më Estetik dhe më Komod

Nëse jeni në kërkim të një trajtimi ortodontik efikas dhe të përparuar, aparatet self-ligating përfaqësojnë një alternativë moderne ndaj aparateve tradicionale me goma elastike. Në Grand Dental Hospital, ofrojmë drejtim të dhëmbëve me teknologji self-ligating, të përshtatshme si për fëmijë ashtu edhe për të rritur, duke kombinuar rezultatet e shpejta me më pak dhimbje dhe një pamje më diskrete gjatë trajtimit.

Çfarë janë Aparatet Self-Ligating?

Kujt i Rekomandohen Aparatet Self-Ligating?

Aparatet self-ligating janë aparate fikse ortodontike që përdorin kllapa me një mekanizëm të integruar, i cili mban telin në vend pa pasur nevojë për lidhëse elastike (gomat tradicionale).
Ky sistem inovativ lejon që telat të lëvizin më lirshëm, duke reduktuar fërkimin, ulur presionin mbi dhëmbët dhe përshpejtuar lëvizjen e tyre në pozicionin e duhur.

Avantazhet Kryesore:

Më pak dhimbje dhe presion

Falë mungesës së gomave elastike, fërkimi është më i ulët dhe lëvizja e dhëmbëve është më e butë. Kjo e bën trajtimin më të rehatshëm dhe më pak të dhimbshëm për pacientin.

Kohë më e shkurtër trajtimi

Sistemi self-ligating lejon lëvizje më efikase të dhëmbëve, gjë që përshpejton procesin ortodontik. Shumë pacientë përfundojnë trajtimin në një kohë më të shkurtër sesa me aparatet tradicionale.

Vizita më të rralla te ortodonti

Struktura e aparatit kërkon më pak rregullime dhe kontroll periodik. Kjo do të thotë më pak kohë në klinikë dhe më shumë lehtësi për pacientin.

Higjienë më e lehtë

Pa lidhëset elastike që grumbullojnë pllakë bakteriale, dhëmbët pastrohen më lehtë gjatë trajtimit. Kjo ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mishrave dhe parandalimin e kariesit.

Pamje më estetike dhe moderne

Kllapat janë më të vogla dhe më pak të dukshme, duke e bërë trajtimin më diskret. Kjo është një zgjidhje ideale për pacientët që kujdesen për pamjen gjatë trajtimit ortodontik.

Procesi i trajtimit?

01

Konsultimi Fillestar

Vlerësim nga ortodonti për strukturën dentare dhe kafshimin. Diskutim mbi opsionet e trajtimit dhe përfitimet e aparateve self-ligating.
02

Realizimi i analizave

Realizimi i analizave (grafi panoramike, skanime 3D).
03

Vendosja e aparatit self-ligating në një seancë të vetme

Pastrimi dhe përgatitja e dhëmbëve. Vendosja e braketeve të vetëlidhshme, të cilat nuk kanë nevojë për goma apo lidhëse. Instalimi i telave të specializuar që kontrollohen me më pak presion.
04

Vizita kontrolli

Kontroll dhe rregullim çdo 6-8 javë (më rrallë se aparatet klasike). Monitorim i progresit të lëvizjes së dhëmbëve. Zëvendësim ose tensionim i telave sipas nevojës.

Si të Kujdeseni për Aparatin Self-Ligating?

Pse Grand Dental?

Ne përdorim materiale cilësore dhe teknologji moderne për të ofruar trajtim të sigurt, estetik dhe afatgjatë.

Mos prisni më! Zgjidhni një trajtimin ortodontik më të zgjuar, më të shpejtë dhe më estetik me aparatet self-ligating në Grand Dental Hospital.

Na vizitoni në Tiranë ose rezervoni konsultën tuaj falas online.