WhatsAppContact us on WhatsApp
WhatsApp

Kurora Metal-Porcelan – Forcë dhe Estetikë në Një Zgjidhje të Vetme

Rikthe buzëqeshjen tuaj me besim duke zgjedhur kurorat metal-porcelan – një zgjidhje e qëndrueshme dhe estetike për restaurimin e dhëmbëve të dëmtuar.

Çfarë janë Kurorat Metal-Porcelan?

Kurorat metal-porcelan janë një ndër zgjidhjet më të përdorura dhe të besueshme në stomatologji për restaurimin e dhëmbëve të dëmtuar. Ato kombinojnë forcën e një strukture metalike me bukurinë natyrale të porcelanit, duke ofruar një rezultat estetik dhe funksional afatgjatë. Ideale për pacientët që kërkojnë një restaurim të qëndrueshëm, estetik dhe të përballueshëm.

Avantazhet Kryesore:

Rezistencë e lartë ndaj forcës së përtypjes

Baza metalike e kurorës ofron një mbështetje të fortë, duke e bërë atë shumë rezistente ndaj forcave të përtypjes dhe konsumimit të përditshëm. Kjo e bën ideale për dhëmbët në pjesën e pasme të gojës, të cilët përballen me më shumë presion gjatë përtypjes.

Pamje natyrale falë porcelanit të jashtëm

Shtresa e jashtme e porcelanit imiton me përpikëri ngjyrën dhe transparencën natyrale të dhëmbëve, duke e bërë kurorën të përshtatet në mënyrë të padallueshme me dhëmbët përreth. Kjo garanton jo vetëm funksionalitet, por edhe një buzëqeshje tërheqëse dhe natyrale.

Zgjidhje ekonomike në krahasim me kurorat pa metal

Kurorat metal-porcelan ofrojnë një balancë të shkëlqyer mes cilësisë dhe çmimit. Ato janë një zgjedhje më ekonomike krahasuar me materialet më të avancuara si zirkoni ose E-MAX, pa bërë kompromis në qëndrueshmëri apo estetikë.

E përshtatshme për dhëmbët pas në gojë

Për shkak të forcës së tyre dhe estetikës së pranueshme, këto kurora rekomandohen shpesh për dhëmbët e pasëm. Ato garantojnë funksionim të plotë në përtypje pa cenuar pamjen natyrale të gojës.

Si Funksionon Procedura?

01

Përgatitja e dhëmbit

Dhëmbi riformohet për të vendosur kurorën; merret panoramex dhe masat e gojës.
02

Vendosja e kurorës provizore

Për të mbrojtur dhëmbin deri sa të përfundojë kurora përfundimtare.
03

Prova e kurorës metal-porcelan

Provohet forma, ngjyra dhe përshtatja me gojën tuaj.
04

Vendosja përfundimtare

Kurora fiksohet në mënyrë të qëndrueshme me cementim.

Kujdesi Pas Trajtimit

Pastrimi i rregullt dhe vizitat periodike janë të domosdoshme për jetëgjatësinë e kurorës suaj.

Pse Grand Dental?

Ne përdorim materiale cilësore dhe teknologji moderne për të ofruar trajtim të sigurt, estetik dhe afatgjatë.

Kurorat metal–porcelan janë zgjedhje e shkëlqyer për pacientët që kërkojnë një zgjidhje të fortë, afatgjatë dhe estetikisht të këndshme, veçanërisht për zonat e pasme të gojës.