Keni Pyetje?
Frenulektomia Lëvizshmëri më e Mirë për Gjuhën dhe Buzët me Një Ndërhyrje të Thjeshtë
Çfarë është frenula?
Frenula janë lidhjet e vogla të indeve që ndodhen nën gjuhë ose midis buzëve dhe mishrave të dhëmbëve. Kur janë shumë të shkurtra ose të trasha, mund të shkaktojnë kufizime funksionale, veçanërisht te fëmijët.
KUR ËSHTË E NEVOJSHME TRAJTIMI I FRENULËS?
Në rastet e frenulës së gjuhës që pengon të folurit (ankyloglossia)
E njohur si “gjuha e lidhur”, kjo gjendje mund të kufizojë lëvizjen e gjuhës dhe të ndikojë negativisht në të folur, gëlltitje dhe ushqyerje.
Nëse frenula e buzës së sipërme shkakton ndarje midis dhëmbëve të përparmë
Një frenulë e zhvilluar tepër mund të krijojë një hapësirë të dukshme (diastemë) midis dy dhëmbëve të parë, duke ndikuar në pamjen estetike.
Kur frenula shkakton tension në protezat dentare
Në pacientët me proteza, një frenulë që ushtron presion të tepërt mund të ndikojë në qëndrueshmërinë dhe rehatinë e protezës.
Në rastet kur frenula shkakton tërheqje të mishrave
Frenulat që janë të vendosura shumë afër mishrave mund të tërheqin indin gingival, duke kontribuar në recesion dhe ndjeshmëri të rrënjëve të dhëmbëve.
Si Funksionon Procedura?
Konsultim dhe Vlerësim
Anestezi
Prerja e fenulës
Ndjekje post-operative
Kujdesi pas procedurës
Pas trajtimit të frenulës, është e rëndësishme të ndiqni me kujdes udhëzimet e dentistit për të siguruar një shërim të shpejtë dhe pa komplikime. Ja çfarë rekomandohet:
- Shmangni konsumimin e ushqimeve të nxehta për 24 orë
- Bëni ushtrime të lehta të gjuhës (nëse trajtohet frenula gjuhësore)
- Përdorni shpëlarës oral sipas rekomandimit të dentistit
- Rishikimi bëhet zakonisht pas 5–7 ditësh
Pse Grand Dental?
Te Grand Dental, nuk ofrojmë thjesht trajtime – ne ndërtojmë besim, kujdesemi për çdo detaj dhe ju udhëheqim drejt një buzëqeshjeje të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
- Procedurë me lazer për më pak dhimbje dhe shërim të shpejtë
- Eksperiencë me pacientë të çdo moshe
- Mjedis mikpritës dhe trajtim pa stres për fëmijët
Frenulektomia është një ndërhyrje e vogël me ndikim të madh në cilësinë e jetës.
Zgjidh Grand Dental për një trajtim të shpejtë, profesional dhe pa dhimbje.