Proçedura e aplikimit direkt mbi dhëmbë të preparuar ose jo, e fasetave të parafabrikuara në një seancë të vetme, është ndër avantazhet kryesore në krijimin e restaurimeve minimalisht invasive dhe që zgjasin në kohë. Fasetat janë zgjatje të kurorës dhe rimodelim të formave të dhëmbëve.
?! Kuriozitet
Nga rezultatet një studimi të zhvilluar në 2021 në një disertacion të Stela Panteqi, vihet re se aplikimi i fasetave të parafabrikuara është në përqindje më të lartë te femrat (81,2%), rezultat ky i pritshëm për ne duke marrë parasysh faktin se femrat janë më tepër të prirura drejt kujdesit të pamjes së jashtme, të bukurës dhe estetikës. Rezultate të ngjashme gjejmë edhe në shumë studime të tjera ne lidhje me trajtimin estetik të dhëmbeve anterior me faseta kompoziti.