Mbushje te dhëmbëve të qumështit

Mbushje të dhëmbëve të qumështit

Dhëmbët e përhershëm nisin të dalin rreth moshës 6 vjeç. Këto dhëmbë nisin të zhvillohen nën dhëmbët e qumështit dhe dalin duke ndjekur pozicionin e dhëmbit të qumshtit. Dhëmbët e qumështit i ‘mbajnë vëndin’ dhëmbëve të përhershëm deri sa këto të jenë gati për të dalë. Kur një dhëmb qumështi i sëmurë nuk kurohet dhe hiqet, dhëmbët pranë tij nisin të afrohen duke humbur ekuilibri i pozicioneve primare të dhëmbëve të qumështit, duke çuar në një dalje të gabuar e të shtrembër të dhëmbëve te perhershem. Kështu prishet estetika dhe funksioni i dhëmbëve dhe të nofullave. Prindërit disa herë neglizhojnë rëndësinë e dhëmbëve të qumështit duke u bazuar tek ideja se ato do të ndërrohen së shpejti por duke kursyer mbushjen e dhëmbëve të qumështit do të paguani më shtrenjtë vendosjen e telave që do ti nevojiten fëmijës tuaj më vonë.

Menu
Bisedo me ne
1
Scan the code
Pershendetje,
si mund t'ju ndihmojmë? :)