Silanim

Silanim

Silantet janë “veshje” të holla të aplikuara në sipërfaqet përtypëse të dhëmbëve pa kariuar ose në fazat fillestare të tyre. Silantet aplikohen nga dentisti. Aplikimi i silanteve është jo i dhimbshëm dhe i thjeshtë. Silantet aplikohen në trajtë likidi, ngurtësohen duke formuar një shtresë mbrojtëse mbi sipërfaqen dhëmbore. Arsyeja kryesore e aplikimit të silanteve është parandalimi i prishjes së dhëmbëve. Fluori në pastat e dhëmbëve mbron sipërfaqet e lëmuara të dhëmbëve, por dhëmbët e pasëm kanë nevojë për mbrojtje shtesë. Silantet mbushin të thelluarat në sipërfaqet përtypëse duke eliminuar grumbullimin e mbeturinave ushqimore dhe bakterieve. Fëmijët duhet të silanojnë dhëmballët e përhershëm sapo ato dalin përpara shfaqjes së kariesit. Dhëmballa e parë e përhershme del ndërmjet moshës 5 dhe 7 vjeç. Dhëmballa e dytë e përhërshme del ndërmjet moshës 11 dhe 14 vjeç. Dhëmbë të tjerë me thellime dhe gropëza mund të kenë nevojë për silanim. Adoleshentët dhe të rinjtë që kanë prirje për karies mund të kenë po ashtu nevojë për silanim.

Menu
Bisedo me ne
1
Scan the code
Pershendetje,
si mund t'ju ndihmojmë? :)