Pastrimi i gurëzave është një proces që lidhet me pastrimin e pllakave bakteriale dhe ruan mirëqënien orale. Ka një rëndësi të vecantë, sepse përfaqëson një ndër masat kryesore për parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Faktori kryesor që ndikon në shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë pikërisht gurëzat e akumuluara në sipërfaqe të dhëmbëve, vecanërisht ato që vendosen nën nivelin e mishit (gingivave). Prania e tyre shkakton irritim dhe inflamacion të mishrave të dhëmbit gjë që manifestohet me skuqje, enjtje dhe gjakrrjedhje nga mishrat gjatë larjes së dhëmbëve, gjatë përtypjes së ushqimeve të forta dhe në raste të rënda gjakrrjedhja mund të ndodhë edhe spontanisht.
Nëse nuk realizohet pastrimi i gurëzave, procesi avancon më tej duke shkaktuar shkrirje të kockës që mban të fiksuar dhëmbin në gojë, tërheqje të mishrave të dhëmbëve dhe lëvizshmëri të dhëmbit. Pikërisht për të parandaluar në kohë shfaqjen e këtyre dëmtimeve të parikthyeshme dhe për të lejuar mishrat e dhëmbëve të rikthehen në gjendjen e tyre normale realizohet pastrimi i gurëzave.