Proteza Totale të lëvizshme

Proteza totale të lëvizshme

Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pazienti. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në cdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze pacienti duhet të ketë një sasi kocke në mënyrë që ajo të qëndroj në mënyrë natyrale.

Protezat janë pajisje të lëvizshme që mund të zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë dhe të ndihmojnë në rivendosjen e buzëqeshjes tuaj. Nëse i keni humbur të gjithë dhëmbët tuaj natyralë, qoftë nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, prishja e dhëmbëve apo lëndimet, zëvendësimi i dhëmbëve që mungojnë mund të zëvendësohet nga protezat e llojeve të ndryshme dhe nga ky aplikim mund të themi që do të përfitojnë prej tyre pamja dhe shëndeti juaj oral.

Menu
Bisedo me ne
1
Scan the code
Pershendetje,
si mund t'ju ndihmojmë? :)